Rritja ekonomike është ngadalësuar në vitin 2022 dhe parashikimet për vitin e ardhshëm janë të vështira për shkak të inflacionit dhe situatës sfiduese ekonomike edhe për Kosovën. Kështu theksoi Gabriel Di Bella me rastin e përfundimit të vizitës së misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë.
Gabriel Di Bella vlerësoi se rritja ekonomike në përgjithësi për vitin 2022 pritet të jetë 2-3 për qind.
Megjithatë, ai theksoi se edhe viti 2023 ka rreziqet e saj, por rritja ekonomike pritet të jetë 3-4 për qind për vitin e ardhshëm.
Ai tha theksoi se nuk është befasi për askënd që lufta në Ukrainë ka krijuar një situatë sfiduese për Evropën, e që nuk bën përjashtim as Kosova.
Ministri i Financave, Punës dhe Transferve Hekuran Murati është deklaruar shkurt për rastin e Qendrës së të Moshuarve në Pejë.
Ai në një konferencë për media së bashku me misionin e FMN-së, tha se ministria që drejton ai është duke u marrë me rastin, por nuk ka dhënë sqarime pasi siç tha ai, nuk është momenti të flitet për këtë temë.
Duke folur për rritjen ekonomike, ai pranoi se ka një ngadalësim të normës ekonomike. Por shtoi se për vitin e ardhshëm presin një rritje ekonomike 5.5 për qind.
Sa i përket tërheqjeve të mjeteve të Trustit, ministri Murati sërish është shprehur kundër.