Një rast i dhunimit seksual raportohet se ka ndodhur në Pejë.
Policia njofton se të hënën e 27 qershorit është arrestuar një person që dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë.
“Pejë 27.06.2022 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin thuhet se është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.