Një grua ka raportuar në polici se është dhunuar nga një burrë.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 30 janar të këtij viti, shkruan lajmi.net.
Policia ka bërë të ditur përmes raportit 24-orësh se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM/Mitrovicë 30.01.2023-23:00. Me datë 01.02.2023. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.