Një rast i dhunimit raportohet se ka ndodhur në Ferizaj.
Policia njofton se një grua ka raportuar të hënën në polici se vajza e saj 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
“Ferizaj 21.11.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj. Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari bëhet e ditur se është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti në polici është hapur si “Dhunim”.