Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Në raport bëhet e ditur se rastet për dhunë psiqike e fizike janë raportuar nga gratë në Prishtinë dhe Prizren.
Prishtinë 17.08.2022 – 21:30. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin më herët kishte bashkëjetuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prizren 18.08.2022 – 02:00. Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilën bashkëjeton qe disa vite vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Prizren 16.08.2022 – 18:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti i saj) e ka kanosur duke ushtuar dhunë psikike ndaj saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.