Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Ai është pritur nga U.D i drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi.
Në takim kanë qenë edhe U.D. e ministrit të shëndetësisë Dafina Gexha-Bunjaku, zv/ministri i shëndetësisë Arsim Berisha, kryetarja e bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi si dhe drejtori i njësisë së auditimit brendshëm të SHSKUK-së, Musa Vitija.
Pas takimit Kurti ka është prononcuar për media.
Ai ka folur edhe për djegien e veturës së drejtorit të njësisë së auditimit të brendshëm të SHSKUK-së.
Sipas tij megjithëse dy herë ia kanë djegur veturën dhe prapë ai ka dalë sot në punë dhe e falënderojë atë për përkushtim në punë.
Vizita e Kurtit në QKUK, ndodhë vetëm disa ditë pas dorëheqjes nga detyra e ministrit të Shëndetësisë së Rifat Latifit.
Aktualisht edhe Ministria e Shëndetësisë por edhe QKUK-ja janë pa drejtues dhe të dy institucionet funksionojnë me zëvendës dhe ushtrues detyre. /rtk