Dështon zgjedhja e anëtarit të KPM-së, konkursi do të përsëritet

Në Kuvendin e Kosovës ka dështuar zgjedhja e anëtarit të Komisionit të Pavarur për Media, kjo pasi dy kandidatet nuk arritën të marrin votat e mjaftueshme nga deputetët.

Në proces të votimit të fshehtë morën pjesë 91 deputetë, ku 42 fletëvotime ishin të pavlefshme. Kandidatja Violeta Hyseni Kelmendi mori 20 vota, ndërsa Teuta Hoxha Morina mori 29 vota.

Deputetja Ganime Musliu tha se duke u bazuar në këtë rezultat konkursi për anëtar të Komisionit të Pavarur për Media do të përsëritet. /Telegrafi/

Related Posts

Next Post

Te fundit

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?