Dje është përmbyllur konkursi për kryeredaktor të RTK-së, por vetëm dy kandidate kanë aplikuar për këtë pozitë, duke bërë që edhe për herën e dytë të dështoj konkursi për këtë pozitë tejet të rëndësishme të transmetuesit publik.
Sipas burimeve të Paparacit, për këtë pozitë kanë aplikuar dy kandidatë. Njëri nga brenda RTK-së, Blerim Haxhiaj, dhe një i jashtëm Visar Kryeziu.
Për më shume se tri vjet pozita e kryeredaktorit në RTK është me ushtrues detyre.
Ndryshimet e fundit dhe paralajmërimet e menaxhmentit të RTK-së për reforma duket se nuk po sjellin rezultate konkrete.
Njëjte, RTK-ja nuk ka kryeredaktor në Radio, në ueb-faqe, në RTK3 dhe ne RTK2 në gjuhen serbe.
Jave me pare pati dështuar edhe konkursi për zv/drejtor të Përgjithshëm ku kandidati i preferuar i drejtorit aktual, Arsim Halili, Shkumbin Ahmetxhekaj, mori vetëm 2 nga 9 votat e Bordit te RTK, ku shtatë anëtarë votuan kundër.
Pro Halilit ishin vetëm dy anëtarë të bordit: Ivan Raduloviq dhe Safet Kabashaj.
Arsim Halili ishte emri i cili u propozua nga komisioni vlerësues për pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së.
Para hapjes së konkursit për këtë pozitë, Arsim Halili ka qenë ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të RTK-së për 6 muaj.
Megjithatë, janë bërë disa muaj që Drejtori i zgjedhur nuk po mundet të kompletojë stafin e tij të afërt.