Mëngjesi i së shtunës solli fluks në disa prej pikave kufitare të vendit, me mërgimtarët të cilët duket se po kthehen në vendet e tyre, pasi pritjet më të gjata janë në dalje.
Në pikë kalimin kufitar në Muçibabë pritjet në dalje shkojnë deri në një orë ndërsa radha e automjeteve është 800 metra. Në hyrje pritjet janë deri në 45 minuta ndërsa radha e kolonave është 100 metra.
Në pikë kalimin kufitar në Merdare pritjet në dalje janë deri në 50 minuta, ndërsa radha e automjeteve është një kilometër. Ndërsa në hyrje radha e automjeteve është 70 metra ndërsa pritjet shkojnë deri në 10 minuta.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë gjithashtu 50 minuta, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 350 metra. Në hyrje, radha është deri në 300 metra ndërsa pritjet deri në 40 minuta.
Në Jarinje pritjet në dalje shkojnë deri në dhjetë minuta, ndërsa në hyrje ju duhet të prisni më gjatë, deri në 20 minuta, ku raportohet edhe një fluks më i madh me kolonat e mjeteve që shkojnë deri në 70 metra.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.