Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur këtë të premte në fshatin Gotovush të Shtërpcës, nga të shtënat me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Fsh. Gotovush, Shtërpcë 06.01.2022-14:20. Dy viktimat meshkuj kosovarë janë plagosur nga të shtënë me armë zjarri. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe të njëjtit sipas raportit mjekësor janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.
Po ashtu në raport bëhet e ditur se në lidhje me rastin i cili është cilësuar si “Tentim vrasje”, është arrestuar një person i dyshuar, të cilit i është konfiskuar një revole.
“Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.