Ministri i Financave, Hekuran Murati, është përplasur me deputeten e AAK-së, Albana Bytyqi, e cila e ka quajtur atë ministër të dështuar pas diskutimi të tyre në mbledhjen e sotme të Komisonit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës.
“Jemi lodhur duke i përmend 20 vjet, i keni gati 20 muaj, jeni ministër i dështuar. Është dashtë të merrni masa më herët dhe të mos paguani punëtorë të cilët nuk kanë shkuar në punë asnjë ditë”, i ka thënë Bytyqi Muratit.
Ministri, paraprakisht, i kishte thënë Bytyqit se këto gjëra i kanë trashëguar për 20 vjet nga partitë e kaluara të cilat e kanë drejtuar vendin.
“Problemet që i keni shkaktuar ju ne i kemi gjetur tani, jemi duke u munduar t’i rregullojmë të gjitha gabimet që i keni bërë ju”,ka thënë Murati.