Peter Beyer, deputet i Gjermanisë, ka thënë se Bashkim Evropian duhet ta ndryshojë idenë themelore të Evropës.
Beyer, po ashtu ka deklaruar se është e qartë që Ballkani Perëndimor i përket BE-së.
Kështu ka deklaruar Beyer përmes një postimi në Facebook ku, ndër tjerash ka njoftuar edhe se ai është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Putini ka tronditur rendin global me pushtimin e tij. BE-ja është detyruar brenda natës të bëhet më në fund një aktor gjeopolitik dhe ne duhet të ndryshojmë idenë themelore të Evropës. Kjo duhet të ketë pasoja edhe për politikën e zgjerimit të BE-së: Larg një zgjerimi të thjeshtë konvergjence, drejt një integrimi gjeopolitik. Është e qartë: Ballkani Perëndimor na përket neve!”, ka thënë Beyer.