Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, deklaroi se e vetmja mënyrë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është Marrëveshja e Ohrit.
Ai në Twitter shpërndau një postim të të kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borell për Marrëveshjen e Ohrit.
“është e vetmja mënyrë e mundshme për të arritur si normalizimin e marrëdhënieve ashtu edhe anëtarësimin në BE-në “., është mbishkrimi me të cilin e shoqëroi Beyer postimin e Borrellit.
Beyer po ashtu uroi edhe liberalizmin e vizave për kosovarët, duke e cilësuar si të vonë por që sipas tij më në fund është e realizuar.