Në Kuvendin e Kosovës është duke u zhvilluar seanca e jashtëzakonshme.
Kjo seancë është thirrur për të diskutuar në lidhje me situatën energjetike në vend.
Në fillim të seancës në lidhje me situatën e tanishme është deklaruar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Por gjatë deklarimit në seancë, më i zëshëm ishte deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.
Berisha nuk deshi që të flasë për situatën energjetike, pasi ishte fokusuar në situatën e krijuar në veri të vendit pas largimit të serbëve nga institucionet e vendit.
I njëjti tha se sot do të duhej të diskutohej për këtë situatë, e jo për energjinë elektrike.
Ai madje ngriti edhe zërin, duke thënë se di të bërtas më shumë se shumë deputetë që bërtisnin dikur në Kuvend.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca disa herë radhazi i bëri thirrje Hysen Berishës që të flasë në lidhej me çështjen e thirrur në seancë, duke thënë se për situatën ën veri do të flitet kur të thirret seanca.
Pas kësaj, deputeti Hisen Berisha tha se do të lëshojë seancën e Kuvendit të Kosovës.
“Keni thirr seancë për energjinë dhe po fyen inteligjencën e gjithë deputetëve dhe popullit shqiptar në Kosovë dhe po doni me prezantu situatën si të qetë e të mirë dhe kurgjë s’po ndodh…Unë z.Kryetar s’do të jem pjesë e kësaj seance. Hiqma mëditjen lirisht”, ka thënë Berisha./