Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se nëntë deputetë të Listës Serbe janë regjistruar sot si deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Konjufca këtë e ka bërë të ditur në seancën e sotme të Kuvendit. Ata kanë dhënë betimin e tyre sipas Kushtetutës së Kosovës.
Më 7 nëntor deputetët e Listës Serbe kishin dorëzuar mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, në vargun e dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.
Ata po kërkojnë themelimin e Asociacionit dhe tërheqjen e vendimit për targa.
Presidentja Osmani ka shpallur 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri.