Partitë opozitare nuk po e lejojnë rifillimin e seancës në Kuvendin e Kosovës.
Deputetë të PDK-së dhe AAK-së janë pozicionuar tek foltorja dhe nuk po largohen nga aty.
Kujtojmë se Kuvendi shkoi në një pauzë njëorëshë, por nuk është rikthyer ende.
Opozita vazhdimisht ka bërë thirrje që seanca e sotme të mos vazhdohet, derisa Qeveria të negociojë me veteranët.