Më 27 korrik 1789 u themelua agjencia e parë e qeverisë federale të SHBA-së, Departamenti i Punëve të Jashtme.
Departamenti u formua për të ndihmuar presidentin në çështjet e jashtme dhe të brendshme diplomatike dhe më vonë u quajt Departament i Shtetit.
Sekretari i parë në këtë detyrë ishte John Jay, jurist e diplomat nga Nju Jorku.