Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur fjator të akuzuarin E.A, për dy vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”.
Siç njofton gjykata, transmeton Express, “me datë 12.06.2022 gjatë periudhës kohore nga ora 13:30 -16:20 min, në Prizren, në rr. Tahir Meha, saktësisht në objektin fetar -xhaminë “Sinan Qatip”, i pandehuri, me qëllim që vetes apo tjetrit ti sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, ia merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarit O.B (imam i xhamisë), në atë mënyrë që duke shfrytëzuar kohën e përshtatshme, hyn mbrenda në objektin fetar-xhami, dhe gjatë kontrollit me mjet të përshtatshëm e zhvendos nga muri kasaforten metalike e cila kishte të holla në shumën prej 300 eurove, pastaj pa u verejtur largohet nga vendi i ngjarjes duke e marr kasafortën dhe të hollat të cilat ishin mbrenda saj, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material”.
Këso dore ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 315 par.2 të Kodit Penal.
Tutje, për të njëjtin, gjykata thotë se “me datë 22.05.2022, rreth ores 01:30 min, në Prizren në rr.Brahim Osmanaj, personit tjeter ia merr pasurinë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vehte apo për personin tjeter, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm- mosprezencen e të dëmtuarit B.K, merr motoçikleten e markes “Peda”, të cilën i demtuari e kishte lënë afër banesës së tij dhe pasi që motoçikleta nuk kishte çelës e shtyn deri në rr.Ibrahim Rugova, ku edhe ndalohet nga policia dhe shoqërohet në stacionin policor me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material”.
-Këso dore ka kryer veprën penale – vjedhje, nga neni 313 paragrafi.1 të Kodit Penal.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON:
“Për veprën penale vjedhje e rëndë: – Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, në të cilin dënim me burgim do të i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.14.06.2022 e deri më 14.07.2022”.
Ndërsa, për veprën për veprën penale vjedhje:Dënim me GJOBË në shumën prej treqind (300) euro. Dënim me KUSHT ashtu që i vërteton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin ligjor prej 1 viti nëse i akuzuari nuk do të kryen vepër tjetër penale”.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit