Blerta Deliu-Kodra, anëtare e Partis Demokratike të Kosovës, ka reaguar mbi veprimin e Kryeministrit të vendit, Albin Kurti për mosparaqitjen e tij në cilësin e dëshmitartit me ftesë nga Prokuroria Speciale.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Deliu-Kodra ka komentuar rastin e Kurtit për mos mbajtjen e përgjegjësisë ndaj sistemit të drejtësisë.
Ajo tha se Kryeministri, në një botë normale, do të duhej të ishte i pari që jep shembullin e mirë të bashkëpunimit me drejtësinë
Postimi i saj i plotë:
Kryeministri, në një botë normale, do të duhej të iste i pari që jep shembullin e mirë të bashkëpunimit me drejtësinë. Në këtë rast, të jap kontributin e tij në zbardhjen e rasteve që dyshohen për korrupsion – e posaçërisht në ato që dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit. Por, fatkeqësisht, Kosova nuk po funksionon normalisht qe 4 vjet, si pasojë e një Kryeministri destruktiv. Pasi e sulmoi gjatë gjithë mandatit të tij sistemin e drejtësisë në vend, sot edhe po tallet me të. Kjo tregon se Kryeministri nuk është i interesuar për drejtësi dhe as për përgjegjësi e llogaridhënie. Mbase, sepse, këtë herë, bëhet fjalë për miqtë e tij. Kryeministër, drejtësia selektive është padrejtësi.