Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike nga data 1 prill e këtij viti.
Sipas vendimit të ZRRE-së, rryma do të shtrenjtohet për 14 për qind, shkruan lajmi.net.
Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se derisa kryeministri Kurti po krenohet para deputetëve të Kuvendit për marrëveshjen me Serbinë, ZRRE-ja ka marrë vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike.
“Qytetarët varfërohen cdo ditë e më shumë, nga kjo Qeveri e cila ka harruar gjendjen e rëndë në të cilën e ka katandisur vendin. Me rëndësi, më në fund e kuptuan të gjithë nga kryeministri se “Ka Asociacion””, ka thënë Deliu.