Delegacioni i Prizrenit, i kryesuar nga Kryetari Shaqir Totaj, gjatë qëndrimit në Edirne të Turqisë, zhvilloi takim me rektorin e Universitetit Trakya, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe zëvendës rektorin si dhe drejtorin e Qendrës së Aplikimit dhe Kërkimit për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Dr. Murat Türkyılmaz.
Njoftimi i plotë:

Në këtë takim u diskutua për punët dhe objektivat e projektit të Universitetit Trakya në Kosovë, në veçanti në Prizren.
Pas vizitës në Rektorat, Delegacioni i Komunës së Prizrenit, i përbërë nga Kryetari Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, nënkryetari i Kuvendit Levent Buş dhe shefi i kabinetit Nehat Elshani, takoi studentët kosovarë të këtij Universitetit dhe bëri sheti në Teknoparkun e Universitetit Trakya.