Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka treguar arsyen e largimit nga takimi me kryeministrin Albin Kurti.
Haradinaj, ka thënë se arsyeja e largimit ishte sepse Kurti po u mbante ligjërata e nuk sqaronte, se perse, sipas tij, kryeministri i ka prishur raportet me Amerikën.
Tutje ai ka thënë se për të, është e papranueshme që në rate kaq të ndjeshme të prishen raportet me aleatin kryesor të sigurisë.
Postimi i plotë:
Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.
Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë. /