Sot, do të shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, ata janë detyruar nga forcat serbe të shpërnguleshin në Maqedoni.
Për ta shënuar këtë ditë, sot në Qendrën Përkujtimore Bllacë në Han të Elezit, duke nisur nga ora 10:00, do të mbahet manifestimi përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”, me ç’rast, Shoqata për Kthimin e Shqiptareve te Shpërngulur nga Trojet e Veta do të ndajë çmimin “Hasan Prishtina” për 24 komuna, bashkësi lokale, shoqata humanitare, organizata joqeveritare e mediume nga RMV, që kanë ndihmuar refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës të vitit 1998-99.
Gjithashtu në Bllacë, fotografi Asllan Krasniqit do të nxjerrë nga arkivi i tij për herë të parë pas 24 vitesh, dhe do të hapë ekspozitë me 24 fotografi të “Eksodit’99 në Bllacë, Stenkoc dhe Çegran”.