Zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar lidhur me mospagesën ndaj mësimdhënësve grevistë nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Daut Haradinaj ka thënë se kjo është dëshmi se komoditeti i numrave të kësaj shumice qeverisëse ka për qëllim rrënimin e çdo vlere në Kosovë.
“Mospagesa e mësimdhënësve është një dëshmi se deri ku shkon logjika e kësaj qeverie. Kjo po dëshmon se komoditeti i numrave të kësaj shumice qeverisëse ka për qëllim rrënimin e çdo vlere në Kosovë”, ka shkruar Daut Haradinaj.
Haradinaj ia ka rikujtuar Qeverisë se bllokimi i arsimit në vitet e ’90-ta ishte një nga arsyet e fundosjes së Jugosllavisë.
“Sa për rikujtesë, bllokimi i arsimit në Kosovë në vitet e 90-ta ishte një nga arsyet e fundosjes përfundimtare të Jugosllavisë! E për sot nuk e di se cili është qëllimi i qeverisë?!”, ka përfunduar ai.