Organizata jo-qeveritare PEN (Peer Educators Network) është duke realizuar kampanjën “Kriza Për Ujë Të Pastër”.
Kjo kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për pasojat e ujit të ndotur në ekosistem.
Javën që shkoi, PEN së bashku me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, kanë marrë shtatë mostra të ujit në katër lumenj të Kosovës;
-Sitnicë -1 mostër,
-Llap – 2 mostra
-Lepenc -3 mostra
-Drenicë -4 mostra
Këto mostra janë marrë në këtë formë në mënyrë që të bëhet krahasimi i rezultateve të nivelit të ndotjes përgjatë shtrirjes së lumit.
Mostrat e marra në teren janë realizuar në bashkëpunim me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.
Më pas, ekspertët e fushës kanë analizuar më thellësisht përbërjet fizike dhe kimike të ujit.
Sot (e shtunë) janë publikuar rezultatet e lumit Llap dhe Lepenc, të cilat sipas direktivës Evropiane për ujëra sipërfaqësor ka dalë të jetë i cilësisë së moderuar (i ndotur).
Një prej vlerave e cila pasqyron ndotjen e lumin Llap është shpenzimi kimik i cili ka rezultuar 12 në burim dhe 170 në dalje të Podujevës.
Niveli i temperaturës, nitriteve, nitrateve, azotit, klorureve, fenoleve, amoniakut, etj. shpjegojnë edhe më hollësishëm këtë ndotje duke sjellë kësisoj zhdukjen e biodiversitetit ujor përgjatë shtratit të lumit.
Nga rezultatet laboratorike të cilësisë së ujit të lumit Lepenc, është vërejtur se në burim të lumit cilësia e ujit është e statusit të mirë, kjo cilësi bie përgjatë shtratit të lumit.
Në tabelë vëreni parametrat kimikë dhe fizikë.
Vlerat me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe tregojnë për vlerat e larta të ndotjes tek parametrat e ndryshëm – e kuqja tregon ndotje më të lartë.
Turbullira, Temperatura e Ujit, Fosfori Total, Amoniaku dhe Fenolet janë disa prej vlerave më rrezikshmëri të lartë, dhe këto vlera vijnë si pasojë e ndotjes kryesisht nga ujërat e zeza dhe aktivitetit njerëzor.
Për detaje të hollësishme dhe parametrat tjerë, shihni vlerat e paraqitura në tabela.
Kjo kampanjë zhvillohet në kuadër të projektit #HumanRightivism, ku donator është Qeveria Suedeze, si dhe projekti menaxhohet nga CDF.