Ditën e djeshme u organizua protestë për mbrojtjen e vajzave dhe grave.
Kjo protestë erdhi pas dhunimit të 11 vjeçares nga pesë persona, shkruan lajmi.net.
Në protestë morën pjesë shumë fytyra publike.
Gjithashtu numër i madh i qytetarëve i janë përgjigjur protestës nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, kundër dhunës ndaj grave e vajzave.
Dafina Zeqiri mori pjesë në protestë sikur edhe shumë herë të tjera të organizuara në Prishtinë, rreth kauzave të ndryshme.
Ajo së bashku me ekipin e saj “Moneyz” iu bashkuan turmës së protestuesve.
Por, në disa komente të bëra në ‘Instagram’, ajo shkruan se organizatorët e protestës e diskriminuan atë dhe ekipën e saj, e që bashkë me ta ishte dhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga, duke mos i lënë të ‘dukeshin’ në këtë protestë.
“Një organizatë serioze është për gjithë popullin, për me u bashku me luftu për të drejtat tona, për atë arsye jemi mbledh të gjithë”, shkruan këngëtarja.
Përtej kësaj, këngëtarja është shprehur e lumtur me numrin e madh të protestuesve, duke dhënë dhe një mesazh.