TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

CNN pasqyron situatën e tensionuar në veri: Minoriteti serb i është përgjigjur Kosovës me rezistencë

12/12/2022
in Ballina, Botë, Lajme
Vuçiqi ua ndalon pushimin veror serbëve në veri të Kosovës, shkak “situata politike”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

 

 

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtarë. Kështu, CNNshkruan në një artikull të saj se “Kosova bën thirrje për ndërhyrje të NATO-s pas fundjavës së dhunës mes tensioneve etnike në rritje”.

“Kryeministri i Kosovës u bëri thirrje trupave paqeruajtëse të NATO-s që të ndërhyjnë pasi protestuesit e pakicës serbe bllokuan rrugët dhe persona të armatosur të panjohur shkëmbyen zjarr me policinë gjatë fundjavës mes tensioneve etnike në rritje në veriun e trazuar të vendit”, shkruan ndër të tjera CNN.

Në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, të dielën, kryeministri Albin Kurti kërkoi nga Forca e Kosovës (KFOR), një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO, të garantojë “lirinë e lëvizjes”, pasi ai akuzoi “bandat kriminale” për bllokimin e rrugëve.

Një paqe e brishtë është ruajtur në Kosovë që kur shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 pas luftës së viteve 1998-99, në të cilën NATO ndërhyri për të mbrojtur shumicën shqiptare të Kosovës. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Në javët e fundit, minoriteti serb në Kosovën veriore i janë përgjigjur me rezistencë të dhunshme lëvizjeve të Prishtinës që ata i shohin si antiserbe.

Të shtunën, protestuesit serbë bllokuan rrugët kryesore pas arrestimit të një ish-polici serb. Policia e Kosovës me armë zjarri në disa lokacione dhe u kundërpërgjigj në vetëmbrojtje.

Ndërkohë, një granatë është hedhur në veturën e EULEX-it, misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë. Nuk ka pasur të lënduar”, thuhet në artikullin e CNN.

Pas tensionimit të situatës BE, Shtetet e Bashkuara dhe NATO kërkuan përmbajtje nga të dyja palët dhe kërkuan heqjen e barrikadave.

Autoritetet kosovare gjithashtu shtynë zgjedhjet lokale për në prill, pasi ishin  parashikuar te mbaheshin fundjavën e ardhshme.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të shtunën se Beogradi do t’i kërkonte KFOR-it që ta lejonte Serbinë të vendoste ushtrinë dhe policinë në Kosovë, por pranoi se nuk kishte asnjë shans për t’u dhënë leje.

Të dielën, Vuçiç tha se Serbia kërkoi lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar nga veriu i Kosovës, por gjithashtu kërkon të ulë tensionet në rajon.

Vuçiç akuzoi autoritetet në Prishtinë dhe kryeministrin e Kosovës Kurti për nxitje të tensioneve duke bërë “lëvizje të njëanshme”.

 

 

 

Tags: CNN
ShareTweetShare
Previous Post

BE-ja diskuton sot për situatën në Kosovë, Borrell: Përplasjet në rrugë nuk çojnë në normalizim të situates

Next Post

Veriu i Kosovës mbetet me barrikada përkundër se SHBA-ja e Britania bën thirrje të hiqen ato

Related Posts

Hapet konkurs për pranimin e 37 gjyqtarëve të rinj në tërë Kosovën
Kosovë

Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona

by TV OPINION
04/02/2023
Serwer: Është më realiste që Serbia të kthehet kah Kina, sesa kah Perëndimi
Ballina

Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

by TV OPINION
04/02/2023
Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi
Kosovë

Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi

by TV OPINION
04/02/2023
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës
Botë

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

by TV OPINION
04/02/2023
Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës
Ballina

Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës

by TV OPINION
04/02/2023
Next Post
Veriu i Kosovës mbetet me barrikada përkundër se SHBA-ja e Britania bën thirrje të hiqen ato

Veriu i Kosovës mbetet me barrikada përkundër se SHBA-ja e Britania bën thirrje të hiqen ato

Te fundit

Sveçla tregon kur përfundon koncept-dokumenti për vettingun në MPB

Sveçla: Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbeten kërcënimet më serioze në mbarë botën

20/09/2022
Dafina dhe Albani zbulojnë datën e lansimit të “CopaCopa”

Dafina dhe Albani zbulojnë datën e lansimit të “CopaCopa”

10/11/2022
Kryeministri Kurti thotë se jemi në rrezik për luftë nga Serbia

Kurti prezanton sot buxhetin e vitit 2023 në Prizren

22/11/2022
Selmanaj: Kosova me Kushtetutë është shtet laik, kushdo që e cenon këtë normë e cenon demokracinë

Themelimi i Zyrës për shqiptarët e Luginës, Selmanaj: Kurti po përsërit vendimet e Qeverisë Hoti

20/09/2022
Kupa e Botës vijon sot me tri ndeshje

Kupa e Botës vijon sot me tri ndeshje

21/11/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona
  • Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?