Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për vendosjen e “çmimit tavan” për derivatet.
Nga kjo ministri është bërë e ditur se çmimi maksimal për produktin Dizel është 1,77.
Kurse çmimi maksimal për produktin Benzinë është 1,41.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë gjithashtu njoftoi se çmimi për Gas është 0,73.
Këto çmime janë të vlefshme deri nesër në ora 10:00.