Për sot, ditë e martë datë 8 nëntor janë paraparë disa ngjarje si më poshtë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim liderët e partive opozitare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:00)
Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë diskuton për caktimin dhe organizimin e punëtorisë së radhës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 09:00)
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 09:00)
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrtion raportin plotësues me rekomandim për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 09:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton raportin plotësues për Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, nga Komisioni funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 9:15)
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), me mbështetjen e UNFPA-së, organizon konferencën “Java e Regjistrimit të Popullsisë 2023”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; Liburn Aliu, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Arnhild Spence, koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë etj. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:30)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me Rekomandime për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 09:00)
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Kuvendi mban seancë plenare. Në rend dite është shqyrtim i dytë i Projektligjit për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, Projektligjit për mbështetjen e punëve publike dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
Në përmbylljen e Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor mbahet konferencë për media. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 12:00)
Partia Socialdemokrate do të mbajë një aktivitet simbolik. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 12:00)