Për sot, e premte, 15 korrik janë paraparë një sër ngjarjesh.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbignieë Rau. (Presidencë, ora 09:00)
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 09:00).
Ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, intervistohet nga anëtarët e Komisionit hetimor për energjinë të propozuar nga opozita (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 10:00).
Organizatorët e peticionit për tërheqjen e mjeteve të Trustit dorëzojnë nënshkrimet mbledhura për Peticionin – Nismën Legjislative Qytetare për Projektligjin për Trustin. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00).
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim mban mbledhje (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00).
Organizata ORCA realizon aksion simbolik përmes të cilit do të apelohet në Senatin e Universitetit të Prishtinës, kundër vendimit të Këshillit të Etikës për profesorët Dugolli dhe Kastrati, me ç’rast do të kërkohet heqja e titujve dhe përjashtimi i të dy profesorëve nga universiteti (Para Rektoratit të UP-së, ora 10:00).
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për media (Zyrat e Federatës Sindikale, ora 11:00).
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëherësh Kryesues i OSBE-së, Zbignieë Rau (Kabineti i kryetarit, ora 11:20).
Ambasada e Republikës së Turqisë në Prishtinë me rastin e 15 Korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar organizon ceremoni përkujtimore (Rezidenca e Ambasadës së Turqisë në Taslixhe, ora 12:00).
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike mban mbledhje (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00).
Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media (Selia qendrore e PDK-së, ora 14:00).
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pret në takim bashkatdhetarët që po qëndrojnë në Kosovë (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 15:00).
Kryesuesi i radhës i OSBE-së, ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbignieë Rau, mban konferencë për media në përmbyllje të vizitës në Kosovë (Në ambientet e Institucionit të Avokatit të Popullit, kati i 4, ora 16:30).