Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë të mërkurën se “agjencioni anti-korrupsion ka ngritur kallëzim penal ndaj ambasadorit në Kosovës në Kroaci Martin Berishaj”.
Por thotë e “kallëximi penal është për deklarim të rrejshëm të pasurisë”.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka thënë se janë edhe disa pyetje funddamentale – për të cilat ka kërkuar përgjigje nga Qeveria e Kosovës.
Postimi i saj i plotë:
Kallëzimi penal i agjencionit anti korrpucion ndaj Martin Berishajt është i mirëpritur. Megjithatë, ky kallëzim trajton vetëm deklarimin e rrejshëm të pasurisë.
Ne ende nuk kemi përgjigje në disa pyetje fundamentale:
Ku janë dhënë 600.000 euro
Si është pajisur Berishaj me shtetësi brenda ditës
Si i ka kaluar Berishaj filtrat e verifikimit nga AKI.
Shkarkimi i vonuar tashmë do të duhej të ishte vetëm hapi i parë.