Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova e ka merituar liberalizimin që nga ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.
Këto komente, ajo i ka dhënë me anë të një postimi në Facebook.
Çitaku ka thënë se Demarkacioni ishte vonuar shkaku i gazit lotsjellës në Kuvend nga Vetëvendosje.
Postimi i plotë i Çitakut:
Që nga dita e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës (vendim ky i vonuar për shkak të gazit lotsjellës), Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë arsyetim valid për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës. Ama bash asnjë.
Qytetarë nga Venezuela e deri në Taiëan udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
Çdo zhagitje e ka cënuar vet lë kredibilitetin e BE në Kosovë.
BE duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.