Në 110 vjeturinë e pavarësisë së Shqipërisë dhe në ditën e lindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari sot homazhe në kompleksin Memorial në Prekaz, kanë bërë edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, bashkë më anëtar të kësaj partie.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se në një ditë si kjo patjetër që duhet të kujtojmë që ka shumë familje që kanë dhënë gjithçka e ka ende familje që po paguajnë çmimin e lirisë.
“Nga do që të shkojmë si shqiptar nga këtu nisemi nga Prekazi legjendar, nga themeli i shtetit të pavarur të Kosovës. Nga këtu sot për të shënuar 28 nëntorit, nëntorin e madh festën e shumëfishtë të shqiptarëve dhe në një ditë si kjo është mirë t’ia kujtojmë vetës çmimin e lartë të lirisë, t’u flasim fëmijëve tanë, mos ta marrim të mirëqenë lirinë që e kemi dhe ta duam vendin dhe njëri-tjetrin më shumë. Respekt për familjet e dëshmorëve për sakrificën e madhe që është bërë, andej e këndej kufirit, sot të festoj në liri e në një ditë si kjo patjetër që duhet të kujtojmë që ka shumë familje që kanë dhënë gjithçka e ka ende familje që po paguajnë çmimin e lirisë”, tha Çitaku.