Nënkryetarja e PDK-së Vlora Citaku ka hedhur akuza të rënda ndaj ministres së Punëve të Jashtme (MPJ) Donika Gërvalla.
Çitaku përmes një postimi në Facebook ka komentuar intervistën e ministres më saktësisht pjesën kur ajo u pyet rreth iniciativës së Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty.
Sipas saj intervista dhe deklarata e Gërvallës në këtë rast, ishte mjerim dhe për keqardhje
“Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e pyetur lidhur me iniciativën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute të re në Këshillin e Evropës lidhur me pretendimet e ngritura nga Dick Marty, MInistrja Gërvalla paska deklaruar “ : Jo, një bashkërendim nuk ka pasur lidhur me këtë çështje, por ju duhet të më kuptoni që unë nuk komentoj veprimet e qeverisë shqiptare.”
“Dhe më pas vijon me deklarata e cilësime për Qeverinë e Shqipërisë, për dhjetëra gjëra rreth së cilave Ministrja Gervalla nuk pajtohet me Kryeministrin Rama.
“Pra, Kosova jo që nuk po e ndihmon Shqipërinë, po as nuk po e falënderon Tiranën zyrtare që e ka marrë përsipër dekonstruktimin dhe demantimin me fakte të raportit famëkeq të Senatorit Marty. Mjerim dhe keqardhje”, shkruan ajo