Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas vrasjes së rëndë që ndodhi dje në Pejë.
Çitaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se gratë nuk ndihen të sigurta as në rrugë, as në vend të punës dhe as në shtëpi.
“Dhimbje pafund për jetët që po shuhen dhunshëm çdo ditë”, ka shkruar Çitaku
Ajo thekson se institucionet si dhe e gjithë shoqëria jonë duhet të ndërmarrin hapa për ta ndaluar një fenomen të tillë, vrasjet e grave.
“Me vra gra, me ushtru dhunë duhet të jetë jo vetëm ligjërisht e dënueshme, por edhe kulturalisht a papranueshme”, ka shkruar ajo.