Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka reaguar pas mosshyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshilli të Evropës.
Çitaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se gjendja e mjerueshme e diplomacisë sonë, dhe konfirmon që ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët.
Postimi i plotë i Çitakut, pa ndërhyrje:
Mos shqyrtimi i sërishëm i aplikimit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës shpërfaqë gjendjen e mjerueshme të diplomacisë sonë, dhe konfirmon që ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët tanë.
Këso lloj aventurash janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme. As nuk dinë, as nuk munden, as nuk pyesin.