Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që t’i thërras veteranët në takim, pas protestës e cila po vazhdon të zhvillohet para Kuvendit.
Ajo po ashtu i tha kryeministrit Kurti të mos i përbuzë veteranët, duke mos i ftuar në takim.
“Pranoje amadamentimin e ligjit. Mos krijo tensione”, shkroi Çitaku.
Veteranët e UÇK-së janë duke vazhduar protestën në kundërshtim të projektligjit për pagën minimale, në të cilën ata nuk janë përfshirë.