Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me Prokurorinë Speciale e për prokurorin Blerim Isufaj.
Çitaku u i ka quajtur deklaratat e Kurtit të rrezikshme , dhe ka thënë se si të tilla nuk kalojnë.
“E paprecedent, e frikshme dhe e rrezikshme kur Kryeministri i vendit, nga foltorja e Kuvendit, sulmon institucionet e pavarura. Kjo lloj mendësie synon të mbjellë frikë deri në nënshtrim. Sepse, të nënshtruara i duan institucionet e pavarura, mediat, sindikatat, opozitën. Jo Kryeministër. Kjo mendësi nuk kalon.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka replikuar sot deputetëve në lidhje me arrestimin e djeshëm të kryeshefi të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Kurti ka thënë se të njëjtit me fillimin e seancës, kishin nisur edhe seancën e gjyqit Krasniqin. Teksa ka folur për prokurorin Blerim Isufaj, ai ka thënë se i njëjti nuk e dinë se Kurti nuk bën pazar.