Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për vlerën e koeficientit të ligjit të pagave.
Sipas Çitakut, në dy vite qeverisëse të Albin Kurti janë rritur veç çmimet e produkteve bazë dhe emigrimi.
“105 euro vlera e koeficientit të pagave. Në Kosovë në këto dy vite rritje substanciale kanë shënuar vetëm çmimet e produkteve bazike dhe emigrimi”, ka shkruar ajo.