Vlora Çitaku, nga PDK-ja, ka reaguar ndaj një video të tmerrshme ku shihet një infermiere duke rrahur një grua të moshuar në shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.
Çitaku në Facebook, ka thënë se ajo nuk ka pasur forcë ta shoh deri në fund këtë video, shkruan lajmi.net.
Ajo ndër tjerash ka kërkuar që emrat e infermierëve të publikohen dhe tu merret e drejta e punës në institucione shëndetësore si dhe të ndiqen penalisht.
“Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë. Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht. Kriminele”, ka thënë Çitaku. /