Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, duke i thënë se kontributi i saj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotësjellës në Kuvend.
Çitaku në një postim në Facebook ka thënë se Kosova qysh vite më parë i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.
“Me tërë respektin Ministre, kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave është gazi lotësjellës në Parlamentin e Kosovës. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret vite më parë. Këtë nuk po e them unë por Komisioni Evropian”, ka shkruar Çitaku.