Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklarimeve të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka kritikuar sjelljet e opozitës.
Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka thënë se opozita as nuk do të dorëzohet e as nuk do të heshtë.
“Pasi si e pandehur ia dha urdhërin prokurorit që të dorëzohet, Ministrja e Drejtësisë i paska dhënë opozitës dy mundësi “ të bashkëpunojnë me ne, ose të heshtin”. Shpërfaqje e vrazhdë e mendësisë totalitare që po qeverisë me Kosovën. As nuk kemi me heshtë, as me u dorëzu. Po e përsëris, nuk kalon kjo mendësi në Kosovë”, ka shkruar Çitaku.