Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka ngritur alarmin për gjendjen në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Çitaku ka thënë se në MPJ ka pasur hapësirë për përmirësime dhe ngritje të kapaciteteve, por megjithatë kjo nuk ka ndodhur.
Në të kundërtën, nënkryetarja e PDK-së thotë se aty po ndodhë rrënim, linçime dhe persekutim i personelit.
“Në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka pasur mjaftueshëm hapësirë për përmirësime dhe ngritje të kapaciteteve. Fatkeqësisht, në vend të përmirësimit, po shohim rrënim, linçime dhe persekutim të personelit. Njerëzit duhet trajtuar me respekt dhe dinjitet”, shkruan ajo.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Shoqata Sindikale e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka protestuar për siç thanë ata gjendjen në këtë Ministri.
Ata thanë se kanë dalë në protestë për të shprehur indinjatën e zyre në lidhje me zhvillimet e fundit në këtë ministri.
Sipas tyre në MPJD po bëhet presion i madh ndaj punëtorëve.
“Shoqata jonë kemi dalur të shprehim pakënaqësinë, indinjatën dhe mospajtimin me zhvillimet e kohëve të fundit në këtë ministri. Kjo protestë është akt publik i veprimeve arbitrare dhe të jashtëligjshme të kësaj Ministrie. Ajo që po ndodh sot është akt i paprecedent që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Të gjithë jemi dëshmitarë të një presioni të madh drejt nesh, ne i pamë kolegët tonë duke u larguar sepse janë të frikësuar. Në MPJD është instaluar sistemi i frikësimit, shantazhimit dhe privilegjeve të pamerituara në mënyrat më të ndryshme. Kjo është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, u tha ndër të tjera në protestë.