Me përfundimin e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve të këtij viti, tani kemi tablonë e plotë në lidhje me çiftet e play-off-it.
Apollon Limassol u kundërpërgjigj, por nuk arriti të bënte një rikthim epik ndaj Maccabi Haifa, Rangers përmbysi 2-0 nga ndeshja e parë kundër Saint-Jiloise, ndërsa Eindhoven, Dynamo Kyiv, Dinamo Zagreb, Benfica gjithashtu festuan kualifikimin, Bodo/Glimt, Plzen, Crvena Zvezda dhe Karabagu, shkruan abcnews.al.
Në raundin tjetër kualifikues (dhe të fundit para fazës së grupeve) spikat dyshja e Eindhoven me Rangers, ndërsa Trabzonspor do të përballet me Kopenhagen.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 16/17 gusht dhe të dytat më 23/24 të muajit, ndërsa shorti për fazën e grupeve është caktuar për të enjten 25 gusht.
Çiftet e playoff të këtij viti të Champions League:
Qarabag – Plzen
Bodo/Glimt – Dinamo Zagreb
Maccabi Haifa – C. zvezda
Kopenhagen – Trabzonspor
Dynamo Kyiv – Benfica
Rangers – Eindhoven.