Ish këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, ka paditur ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Kjo padi e Berishës, ka të bëjë në lidhje me atë që ai vetë e quan, heshtje administrative.
Ish këshilltari i Kurtit, ka thënë se mbetet me shpresën se gjykata kompetente do ta trajtojë objektivisht padinë e dorëzuar.
“Sot permes avokatit Dardan Hakiu kam ushtruar padi administrative kunder Ministrise se Arsimit, Shkences, Teknologjise dhe Inovacionit per shkak te heshtjes administrative. Mbesim me shprese se gjykata kompetente do ta trajtoje objektivisht padine e dorezuar. Ndersa per mospermbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e ministres, pra anulimin formal te nenit 3 paragrafi 1.13 te UA nr. 06/2014 do t’i drejtohem Prokurorise se Shtetit me kallezim penal”, ka thënë Berisha.