Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku kanë mbajtur konferencë për media.
Në fjalën e tij para mediave, Çeku është shprehur se në kuadër të Qeverisë është themeluar edhe një grup punues për dokumentimin e shkatërrimit të qëllimshëm të trashëgimisë kulturore.
‘’Kemi krijuar grup punues për dokumentimin e shkatërrimit të qëllimshëm të trashëgimisë kulturore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky grup ka përfunduar një raport, në raport është konstatuar se gjatë luftës në mënyrë të qëllimshme Serbia ka shkatërruar afro 1800 monumente të trashëgimisë kulturore’’, ka thënë Çeku.
Më tutje ai ka thënë se Serbia po ashtu ka grabitur mbi 3700 artefakte, 175 biblioteka publike janë shkatërruar dhe 1.7 milionë libra shqip./Indeksonline/