Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se Podujeva do të bëhet me Qendër Multifunksionale, investim siç tha i MKRS-së për fuqizimin e të rinjve.
Çeku në një postim në Facebook shkruan se sot kanë nënshkruar Memorandumin me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Podujeva do të bëhet me Qendër Multifunksionale, edhe një investim i MKRS për fuqizimin e të rinjve tanë
Postimi i tij i plotë:
Podujeva do të bëhet me Qendër Multifunksionale, edhe një investim i MKRS për fuqizimin e të rinjve tanë
Bashkë me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për projektin “Ndërtimi i Qendrës multifunksionale në Podujevë”, që do të zbatohet gjatë viteve 2022 dhe 2023. Për realizimin e këtij projekti Ministria e Kulturës siguron mbështetje financiare në vlerë prej një milion Euro.