Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, e ka mirëpritur dënimin e dytë të FIFA-s ndaj Serbisë.
Në llogarinë e tij në Facebook, Çeku ka shkruar se shovinizmi serb nuk kalon.
“Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i dytë për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve. Të dy rastet zyrtarisht të nisura nga Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetje të gjerë publike e institucionale”.
FIFA ka gjobitur Serbinë me 50,000 franga zvicerane (54,000 dollarë) për thirrjet ofenduese të tifozëve gjatë humbjes 3-2 kundër Zvicrës.
Bëhet fjalë për ndeshjen në Kupën e Botës në Katar, ku tifozët serbë kanë fyer vazhdimisht Xherdan Shaqirin, Granit Xhkën dhe dy lojtarë të tjerë të shqiptarë të Zvicrës.