TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Çekia e gatshme për herë të parë ta emërojë një ambasador në Kosovë

13/04/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Çekia e gatshme për herë të parë ta emërojë një ambasador në Kosovë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Jashtme e Çekisë ka një Ambasadë në Prishtinë, por në 15 vjetët që kur Kosova e ka shpallur pavarësinë, kurrë nuk ka pasur një ambasador me të drejta të plota.

Por, politika e jashtme çeke është para një ndryshimi historik, shkruan mediumi çek “Seznam Pravy”.Praga mendon të dërgojë ambasador me të drejta të plota në Kosovë.

Deri tash ka pasur kundërshtim nga “tandemi” i dy ish-presidentëve, Vaclav Klaus e Millosh Zeman.

Republika Çeke e njohu Kosovën në vitin 2008, në të njëjtin vit kur Kosova e shpalli pavarësinë.

Por, gjithmonë ka qenë çështje e ndjeshme, shkaku i mosmarrëveshjeve me Serbinë dhe si rrjedhojë edhe lidhjet e saja të ngushta me Rusinë.

“Zoti president është i gatshëm të ndërmarrë këtë hap”, ka thënë Eva Hromadkova, zëdhënëse e Presidencës së Çekisë, kur është pyetur nëse do të emëronte presidenti çek një ambasador në Kosovë.

Formalisht, këtë pushtet e ka presidenti i Çekisë, Petr Pavel.

Të mërkurën, siç raportojnë burime për “Seznam Zprav”, Qeveria e Çekisë ka diskutuar për emrin e diplomatit që do të bëhet ambasadori i parë në Prishtinë. Raportohet se bëhet fjalë për një diplomat me karrierë të gjatë, që ka përvojë edhe në postin e ambasadorit.

“Ne nuk komentojmë detajet e emërimit të ambasadorëve për shkak të regjimit në të cilën po kryhen”, tha Daniel Drake, zëdhënës në Qeverinë e Çekisë.

Ai tha se Çekia po përpiqet të vendosë marrëdhënie me Kosovën në nivel ambasadori.

“Ministria e Punëve të Jashtme ka mbajtur prej kohës qëndrimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kosovën në nivelin më të lartë, pasi është e nevojshme të korrigjohet situata absurde ku Çekia e njeh pavarësinë e Kosovës, ka një ambasadë atje, por nuk ka ambasador”, tha Drake.

“Në Kosovë është situatë paradoksale. Gjithë Bashkimi Evropian përfaqësohet atje në rolin e ambasadorit – nga diplomati Tomas Szunyog. Megjithatë, vetë Republika Çeke ka atje vetëm një diplomat të ri, të ngarkuarin me punë Pavel Bilek, që gjendet që nga viti 2018”, thuhet nga mediumi çek “Seznam Pravy”.

Njohja e Kosovës nga Çekia kishte pasur kundërshtime nga ish-presidentët çekë Vaclav Klaus e Millosh Zeman.

E asnjë ambasador nuk mund të mbajë detyrën pa pëlqimin e presidentit të shtetit të Çekisë.

Zeman madje në vitin 2019, kur kishte qenë në kulmin e fuqisë politike, i kishte premtuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se do ta diskutonte me Qeverinë “çnjohjen e Kosovës”.

Tags: ÇekiaKosova
ShareTweetShare
Previous Post

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, vjen për vizitë pune në Kosovë

Next Post

IKD: Mungesë progresi në administrimin e sistemit prokurorial, KGJK të fuqizojë mekanizmat e llogaridhënies

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
IKD: Mungesë progresi në administrimin e sistemit prokurorial, KGJK të fuqizojë mekanizmat e llogaridhënies

IKD: Mungesë progresi në administrimin e sistemit prokurorial, KGJK të fuqizojë mekanizmat e llogaridhënies

Te fundit

NATO-ja do të zhvillojë stërvitje në Kosovë edhe me trupa rezervë

NATO-ja do të zhvillojë stërvitje në Kosovë edhe me trupa rezervë

22/09/2022
Rusia në luftë me zjarre misterioze

Rusia në luftë me zjarre misterioze

07/06/2022
Moti për sot, vranët dhe me intervale diellore

Moti për sot, vranët dhe me intervale diellore

16/12/2024
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri 23 gradë

Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri 23 gradë

08/07/2022

Ekspozita e Rexhep Selimit, Haradinaj: Shpresoj që 10-shi i UÇK-së të festojë shpejt i lirë e bashkë me popullin shqiptar

29/11/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?