Cardi B është deklaruar fajtore për akuzat për sulm në lidhje me një përleshje në një klub striptizi në Nju Jork në vitin 2018.
Reperja ishte vendosur të dilte në gjyq këtë javë, por pranoi një marrëveshje që shmang burgun, shkruan ‘The Guardian”, transmeton lajmi.net.
Belcalis Marlenis Almanzar, e njohur si Cardi B, nuk i mohoi në asnjë moment akuzat duke pranuar madje se i kishte paguar gjithashtu një personi 5 mijë dollarë për të sulmuar njërën nga gratë në fjalë.
Yllit 29-vjeçar të hip-hop-it iu dha një urdhër mbrojtjeje tre-vjeçar dhe u urdhërua të kryente 15 ditë shërbim në komunitet, si masë dënimi.
Prokurorët pretenduan se Cardi B hodhi objekte, duke përfshirë shishe shampanje, ndaj dy motrave që ishin banakiere, ndërkohë që urdhëroi shoqëruesit e saj t’i sulmonin ato.